INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Kulla në Fishtë, puna e arkitektëve shqiptarë bën xhiron e rrjetit [VIDEO]

KafeIN/Kulla në Fishtë, puna e arkitektëve shqiptarë bën xhiron e rrjetit [VIDEO]

Publikuar më: 16:28 19-06-2019

Dy arkitektë shqiptarë bëhen të famshëm me punimin e tyre në Fishtë, konkretisht me kullën tek vendi i njohur si “Mrizi i Zanave”.
Të ftuar në emisionin “KafeIN”, Briken Miloti dhe Marin Nikolli, arkitektë nga Lezha, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri treguan se për 3 muaj me radhë kanë rrahur mendimet me njëri-tjetrin për të vendosur e konceptuar idenë e investitorit.
”E gjithë arkitektura ishte e fokusuar tek xhami, a duhet të ruhej kulla ekzistuese apo jo? Ndaj vendosëm ta linim ashtu sic ishte duke e modifikuar me pjesën e xhamit. Kjo punë u përhap në mbarë rrjetin online, e morën dhe profile të njohura të arkitekturës dhe designerit”, thanë dy arkitektët lezhianë.
Sa i takon kostos së kullës, djemtë e talentuar thanë se ka qenë modeste por puna artistike ka qenë për tu vlerësuar nga të gjithë komponentët.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715