INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/Klodjana Spahiu: Distancohem nga parlamenti që pamë këtë të enjte [VIDEO]

KafeIn/Klodjana Spahiu: Distancohem nga parlamenti që pamë këtë të enjte [VIDEO]

Publikuar më: 17:27 01-02-2019

Ajo është një ndër deputetet femra të parlamentit shqiptar dhe në historikun e saj si deputete është pjesë e disa legjislaturave.
Por deputetja e majtë Klodjana Spahia e cila ishte e ftuara e radhës në emisionin KafeIn, tha se distancohet nga shfaqja që u dha në seancën e së enjtes në parlament, ku lumë sharjesh dhe akuzash u lëshuan nga liderët e partive politike.
E pyetur nga moderatori Flavio Qarri, deputetja e qarkut Durrës, njëkohësisht dhe mjeke e pedagoge, Klodjana Spahiu tha se në memorien e saj nuk janë shlyer situata të ngjashme në mandatin e Berishës.
Sipas saj, drejtimi i parlamentit ndryshon kryekëput me atë të kohës së zonjës Jozefina Topalli.
"Situata e djeshme më kujtoi legjislacionin e parë timin kur isha deputete për herë të parë. I kujtoj seancat e tensionuara dhe mendoj si ka mundësi që u bëra pjesë e atyre seancave", u shpreh deputetja e PS.

 Për më shumë ndiqni videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0036149024963379