INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Kejdi Mehmetaj: Antidodi kundër Ramës, uniteti i shqiptarëve [VIDEO]

Publikuar më: 13:45 11-07-2019

Ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj e ftuar në emisionin “KafeIN”, ka justifikuar gjuhën dhe deklaratat e fundit politike të kryetares së LSI Monika Kryemadhi dhe presidentit Ilir Meta.

“Zonja Kryemadhi është e drejtpërdrejtë dhe e vërtetë. Ka ardhur koha që shqiptarëve tu flitet e vërteta. Jemi mësuar që presidentin ta shohim të rrijë në cep e të miratojë ligjet që kalojnë në Kuvend.

Presidenti zgjidhet me një shumicë të konsiderueshme do të thotë se ka një zë të fortë dhe mua më pëlqen që po e ushtron me zë e figurë.

Ka ardhur koha që njerëzit të kuptojnë se institucionet s’mund të funksionojnë të veçuara nga njëra-tjetra”, u shpreh znj.Mehmetaj. 

Sa i takon aksionit të opozitës, Kejdi Mehmetaj tha se antidodi për të hequr Ramën është uniteti i forcës së shqiptarëve.

“U përpoqën të përçanin lëvizjen opozitare dhe të nxisnin konfliktin mes shqiptarëve, duke thënë se opozita do që të vijë në pushtet pa bërë zgjedhje, duke kërkuar fitoren pa garë. Jo, ne duam të ndërtojmë një sistem që i jep fund tranzicionit dhe i kthen shqiptarëve shpresën.

Kjo kërkon që vendi të futet në procese zgjedhore mbi të gjitha të qëndrueshme”, tha Mehmetaj.

Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0039870738983154