INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Kandidat për kreun e Akademisë së Shkencave, Gjinushi: Veting për titujt shkencorë [VIDEO]

KafeIN/Kandidat për kreun e Akademisë së Shkencave, Gjinushi: Veting për titujt shkencorë [VIDEO]

Publikuar më: 13:38 17-05-2019

Pas një karriere të gjatë në politikë, kreu i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi është favorit për kreun e Akademisë së Shkencave e cila po i nënshtrohet një reforme të thellë.
Gjatë një interviste për “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, zoti Gjinushi tha se ka ardhur koha për rilindjen e Akademisë së Shkencave.
“Një nga arsyet pse duhet Akademia, është vlerësimi për ata që kanë një jetë të gjatë në fushën e kërkimit shkencor, duhet të marrin titullin akademik.
Kjo trupë duhet të jetë stimul për të tjerë dhe duhet të përcaktojë politikat e përfaqësimit, sic është fusha e albanologjisë”, tha Gjinushi.
Lidhur me debatin mbi doktoraturat ku shumë politikanë e funksionarë të qeverisë u denoncuan për plagjiaturë, Gjinushi tha se dhe në Akademinë e Shkencave do të ketë një strukturë si OMN e reformës në drejtësi, që do të kontrollojë e verifikojë titujt shkencorë.
“Akademia ka qenë dhe nismëtare e pr.ligjit për etikën ku përfshihet kërkimi shkencor në të cilën të parashikohen dhe verifikimet, fabrikimet e plagjiaturave”, tha kandidati për kreun e Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994