INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Ja se ku preferojnë turistët të kalojnë pushimet në Shqipëri

KafeIN/ Ja se ku preferojnë turistët të kalojnë pushimet në Shqipëri

Publikuar më: 13:14 02-08-2018

Sapo nisim të diskutojmë për pushimet, mendja na shkon menjëherë tek destinacioni ku duam që të shkojmë.

Ilirjan Pepkolaj, udhërrëfyes i guidave turistike, rrëfeu sot për KafeIN se shpeshherë shqipëtarët preferojnë jugun, i cili ndonëse është më i shtrenjti, kjo nuk është arsye që të mos vazhdojë të jetë më i preferuari nga shqipëtarët . Të tjera vende të vizituara më së shumti prej shqipetarëve, sipas Pepkolaj ishin edhe Valbona, Thethi, Vlora, Orikumi e Saranda.
Por, një tjetër pikë shumë interesante ishte dhe mendimi i të huajve turistë në Shqipëri.
Pepkolaj u shpreh se duhet nga ana e Shqipërisë të krijomë më tepër organizim, shërbim më të mirë sepse turisët shpesh janë edhe të pakënaqur. Por, një tjetër fakt i bukur është edhe se bukuria e vendit tonë i bën turistët të kthehen sërish vitin e ardhshëm.

Mesa duket, vendet turistike në Shqipëri janë vërtet të bukura, por duhet të mësojmë t'i eksplorojmë ato.

Article Logic
Execution time: 0.0035171508789062