INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Ja se çfarë duhet sakrifikuar për të pasur trupin e verës

KafeIN/ Ja se çfarë duhet sakrifikuar për të pasur trupin e verës

Publikuar më: 10:02 01-08-2018

Sezoni i plazhit tashmë ka mbërritur dhe pavarësisht se mund të keni bërë gati kostumin e detit, a e keni trupin e duhur për të?

Sot në KafeIN diskutuam se çfarë sakrificash mund të kalojë një person për të pasur një trup perfekt. Armando Gaxirri, një volejbollist, fizioterapist dhe trajner personal na tregoi se çfarë duhet për një trup perfekt. Ajo çfare i nevojitet një personi është koha, puna dhe sakrifica si dhe minimalisht një stërvitje tre herë në javë për të pasur rezultatet e dëshiruara.

Kjo stërvitje gjithnjë duhet të shoqërohet me ushtrime kardiovaskulare si dhe aerobi. Një tjetër pikë shumë e rëndësishme është regjimi i rreptë ushqimor të cilin duhet ta ndiqni me korrektësi. Ajo se cfarë nuk duhet bërë është abuzimi i ushqimit si dhe konsumimi i alkoolit dhe cigareve.

Article Logic
Execution time: 0.0035178661346436