INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Investimet e UKT, Gjebrea: Brenda vitit furnizojmë me ujë zonat problematike të Tiranës [VIDEO]

KafeIN/ Investimet e UKT, Gjebrea: Brenda vitit furnizojmë me ujë zonat problematike të Tiranës [VIDEO]

Publikuar më: 13:15 08-03-2019

Ujësjellësi i Tiranës premton që brenda vitit të furnizojë me ujë të pijshëm zonat periferike të Tiranës që deri më sot  vuajnë mungesën e ujit në shtëpitë e tyre.

Bëhet fjalë për zonat si Yzberishti, Mëzezi, zona e Kodër – Kamzës dhe Qyteti i Nxënësve që sot furnizohen me bote për shkak të mungesës së rrjetit të ujit të pijshëm.

Lajmi është dhënë nga zv/drejtorja e UKT në emisionin “KafeIN” Evis Gjebrea, gjatë intervistës me moderatorin Flavio Qarri.

Gjebrea tha se  investimi në zonat e konsideruara problematike është historik dhe projekti ka nisur të zbatohet në terren.

“Bëhet fjalë për ndërtimin e një linjë transmetimi nga Liqeni i Bovillës për në Impiant, njëkohësisht për zgjerimin e vetë impiantit të Bovillës me kapacitet të trajtimit të ujit nga 1800 litër/sec në 2400 litra/sec.

Gjithashtu ka nisur edhe ndërtimi i linjës së transmetimit nga Impianti i Bovillës deri në depon e Yzberishtit.

 Finalizimi tërësor i 3 investimeve të projektit madhor, ndikon drejtpërdrejt në furnizimin me ujë të zonave Yzberisht, katund i ri, Yrshek, Mëzes, Autostradë Tir-Dr, Kombinat, zona e Kodër – Kamzës dhe Qyteti i Nxënësve”, tha zv/drejtoresha e UKT, Evis Gjebrea.

Në lidhje me cilësinë e ujit të pijshëm, zonja Gjebrea u shpreh se impianti i Bovillës është modern dhe nga monitorimi që kryhet në këtë impiant dhe disa pika të depozitimit të ujit, vërehen parametra brenda normës.

Por sipas saj, problem mbeten depozitat që për shkak të mospastrimit shkaktojnë ndotje të ujit.

E pyetur për realizimin e premtimit të dhënë nga qeveria për furnizim 24 orë me ujë, zv/drejtoresha e Ujësjellësit të Tiranës u shpreh se kjo mund të bëhet e mundur brenda vitit 2024.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0040760040283203