INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Hazbi Kasaj: Shtëpi publike falas, ja ku do t'i gjejmë vajzat e

KafeIN/ Hazbi Kasaj: Shtëpi publike falas, ja ku do t'i gjejmë vajzat e "punës" [VIDEO]

Publikuar më: 11:05 15-05-2019

Hazbi Kasaj i njohur për deklaratat e tij “bombë”, gjatë një interviste telefonike në “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri ka theksuar se çdo premtim që ka dhënë është për të mirën e njerëzve.
Ai tha se si kandidat për bashkinë e Këlcyrës, ka moto “Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf”.
Një tjetër premtim i dhënë është hapja e shtëpisë publike.
“Nëse fitoj zgjedhjet, do i propozoj qeverisë të hapë shtëpitë publike në Këlcyrë, jashtë zonave të banimit.
Ky është një biznes që do gjenerojë të ardhura. Do të jetë falas për qytetarët që kanë etje për seks”, tha gjatë intervistës kandidati për kryetar bashkie Hazbi Kasaj.
Kasaj tha se është i bindur në fitoren e tij. Për bashkinë e Këlcyrës garojnë 4 kandidatë.
Kandidati Kasaj tha se më parë ka aderuar në partinë “Zgjidhja” të Koço Kokëdhimës.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0033500194549561