INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Hapen qendrat shëndetësore verore, Beci: Këtë vit kemi edhe mjekë [VIDEO]

KafeIN/Hapen qendrat shëndetësore verore, Beci: Këtë vit kemi edhe mjekë [VIDEO]

Publikuar më: 14:13 24-05-2019

Ministria e Shëndetësisë ka gati në përfundim të gjitha qendrat shëndetësore verore të cilat do të hapen në datën 1 qershor në zonat turistike bregdetare dhe malore.

I ftuar në emisionin "KafeIN", gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, drejtori i Operatorit të Shërbimit Shëndetësor në Shkodër, Astrit Beci, tha se ndryshe nga viti i kaluar, në shërbim do të përfshihen dhe mjekët.

"Kemi hapur 4 qendra shëndetësore vetëm në Velipojë, autoambulancat janë të pajisura me të gjitha pajisjet mjekësore. Kemi shtuar shërbim mjekësor dhe në plazhin e Rrjollit ku do të kemi prezencën dhe tē mjekut", tha drejtori Beci.

Sipas tij, në plazhe do tē ketë dhe prani të rojeve bregdetare.

Beci tha se është shtuar gjithashtu dhe personeli me infermierë të rinj të përzgjedhur nga portali i Infermierëve.

Ndiqni intervisten e plotë në videon më poshtë: 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037698745727539