INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Fundjava në muze, Brunilda Braho: Aktivitete të shumta, në fokus fëmijët e të rinjtë [VIDEO]

KafeIN/Fundjava në muze, Brunilda Braho: Aktivitete të shumta, në fokus fëmijët e të rinjtë [VIDEO]

Publikuar më: 14:18 29-03-2019

Muzeu Historik Kombëtar është kthyer prej disa vitesh në një vend mjaft të preferuar për fëmijët dhe të rinjtë.
E ftuar në emisionin ‘KafeIN”, përgjegjësja e sektorit të menaxhimit të ekspozitave Brunilda Braho, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, tha se një qasje e re janë aktivitetet që edukojnë fëmijët drejt leximit dhe njohjes së trashëgimisë kulturore të vendit tonë.
“Sipas një programi kalendarik, kemi ofruar ambientet e muzeut për nxënës të vegjël të arsimit bazë të shkollave të Tiranës ku lexohen libra, apo ndiqen filma të ndryshëm në kinoklubin e muzeut”, tha Braho.
Edhe të rinjtë janë pjesë e kalendarit të aktiviteteve që organizon Muzeu Historik Kombëtar.
Braho tha se një prej tyre është dhe “Një ditë me kuratorin”, në kuadër të programit “Edukimi Përmes Kulturës”.
“Objektet e Tefta Tashko Koços në Muzeun Historik Kombëtar”.
Këtë javë ishin gjimnazistët e shkollës “Faik Konica” Tiranë, të cilët u njohën me objektet e Tefta Tashko Koços në Muzeun Historik Kombëtar
Zonja Braho tha se në fundjavë artdashësit mund të vizitojnë muzeun dhe për ekspozitat e pikturës që i gjen pothuajse prezent gjatë javës.
“Këtë fundjavë kemi ekspozitën e piktorëve ulqinakë, ndaj ftojmë të gjithë ata që pëlqejnë pikturën të njihen me kryeveprat e piktorëve ulqinakë”, tha shefja e sektorit të menaxhimit të ekspozitave Brunilda Braho.

Article Logic
Execution time: 0.003615140914917