INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/Fabian Topollaj: Protesta e pedagogëve do ketë sukses, s’ka suport politik [VIDEO]

KafeIn/Fabian Topollaj: Protesta e pedagogëve do ketë sukses, s’ka suport politik [VIDEO]

Publikuar më: 13:58 05-02-2019

Pedagogu i Degës së Drejtësisë në fakultetin Juridik, Fabian Topollaj ka deklaruar gjatë intervistës sot në emisionin KafeIn se dy protestat që po zhvillohen aktualisht, të pedagogëve dhe studentëve, po krijojnë një situatë të re në vend për të pasur të gjithë mundësi të ndryshojmë sistemin që krijon padrejtësi jo vetëm në sistemin arsimor të lartë.
Pedagogu tha se kërkesat e studentëve janë realizuar në pjesën më të madhe, ndërsa është shprehur optimist dhe për suksesin e protestës së pedagogëve,
“Forca e kësaj proteste është te mungesa e suportit politik dhe e përfitimeve të partive politike”, tha pedagogu Topollaj, që është ngritur ndër të parët në mbështetje të kërkesave të studentëve.
Tarifat e larta të arsimit publik, sipas ligjit aktual të Arsimit të Lartë, sipas pedagogut të fakultetit të Drejtësisë, kanë qenë shtysa që e ka nxitur atë personalisht të ngrihet kundër kësaj padrejtësie.
Pakti për Universitetin që po propogandohet nga qeveria, sipas pedagogut Topollaj, ngre studentët kundër pedagogëve dhe anashkalon problemet e ligjit.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0042588710784912