INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Eglantina Gjermeni: S’ka negociata me opozitën si në 2017, e majta i fiton sërish zgjedhjet [VIDEO]

KafeIN/Eglantina Gjermeni: S’ka negociata me opozitën si në 2017, e majta i fiton sërish zgjedhjet [VIDEO]

Publikuar më: 11:05 19-03-2019

Deputetja socialiste Eglantina Gjermeni gjatë një interviste në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri u shpreh se nuk do të ketë negociata me opozitën për të arritur një marrëveshje si në vitin 2017.
E pyetur nga moderatori i “KafeIN”, Gjermeni tha se nuk ka krizë politike, pasi kuvendi vijon normalisht punimet dhe mandatet e djegura të opozitës po zëvendësohen nga listat e tyre me emra të rinj kandidatësh të propozuar nga vetë partitë e kampit opozitar, në zgjedhjet e përgjithshme të 2017.
“Marrëveshje si e 2017 nuk do të ketë. Opozita ka të drejtën e saj të protestojë, por krizë politike nuk ka. Ne vijojmë punën në kuvend dhe komisione normalisht”, tha deputetja e PS Eglantina Gjermeni.
Përsa i takon një mandati të ardhshëm të qeverisë socialiste, e pyetur nga moderatori Qarri se sa mandate të tilla i duhen të majtës të realizojë të gjitha premtimet që ka bërë, zonja Gjermeni u shpreh se nisur nga çfarë ka qenë më parë, situata në vend ka ndryshuar për mirë.
“Por mund t’ju them se edhe mandatin e ardhshëm do e fitojmë”, tha deputetja socialiste duke aluduar për një fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sa I takon qëndrimit politik ndaj opozitës, deputetja Gjermeni shprehu simpati për figurën e ish-deputetes Jorida Tabaku dhe emra të tjerë të përjashtuar nga Basha si Astrit Patozi.

Article Logic
Execution time: 0.0034229755401611