INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN, Duhanpirja në ambientet publike, Shuperka: Gjobat janë selektive [VIDEO]

KafeIN, Duhanpirja në ambientet publike, Shuperka: Gjobat janë selektive [VIDEO]

Publikuar më: 12:24 26-04-2019

Ligji kundër ndalimit të duhanpirjes në ambientet publike. Sipas ekspertit të shëndetit publik dhe një prej nismëtarëve të ligjit, Roland Shuperka nuk po zbatohet si duhet.
Gjatë një interviste në emisionin “KafeIN”, me moderatorin Flavio Qarri, Shuperka tha se gjobat që vendosen për ndëshkuesit e ligjit janë selektivë duke lënë shkas për korrupsion nga ana e inspektorëve të terrenit.
“Nuk duhet të bëhen diferencime në zbatimin e ligjit. Edhe për ndryshimet ligjore kam pasur dyshimet e mia. Jam shprehur kundër mbylljes së bizneseve pas marrjes së gjobës së tretë, që kërkonin ta fusnin në ligj si shtesë. Jam shprehur kundër dhe licencimit të pikave të shitjes së duhanit në qytet”, u shpreh eksperti i ligjit kundër pirjes së duhanit në ambientet publike, Roland shuperka.
Sipas Shuperkës, duhen politika për ndalimin e shitjes së paketave të duhanit kontrabandë, të cilët dëmtojnë shëndetin e kategorisë së duhanpirjes.Nga statistikat mësohet se 5500 ton cigare konsumohen në vit nga shqiptarët, ku vetëm 3 mijë  janë të deklaruara, kurse pjesa tjetër tregtohet kontrabandë.

Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936