INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Dita e Evropës, historiani Pinari: Duhet të përhapim kulturën evropiane këtu [VIDEO]

KafeIN/Dita e Evropës, historiani Pinari: Duhet të përhapim kulturën evropiane këtu [VIDEO]

Publikuar më: 13:26 09-05-2019

Në ditën e Evropës, 9 maj, historiani Andi Pinari, gjatë një interviste në “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, ka theksuar nevojën që vendi ynë të përqafojë kulturën evropiane, që shoqëria jonë të kultivojë vlerat evropiane, për të qenë e denjë të jetë një anëtar i familjes evropiane.
“Evropa është një mozaik i madh kulturor dhe politik që përpiqet të harmonizojë marrëdhëniet mes kombeve që deri në vitin 1950 kur u hodh ideja në nivel të lartë politik i krijimi të BE, vuante nga nacionalizmi, si efekt shkatërrues
I gjithë kuptimi final i Bashkimit Evropian ky është, të ndërtojmë Evropën këtu”, tha pedagogu i historisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë Andi Pinari.
Sa i takon problematikave në Ballkan, profesor Pinari tha se në historikun e luftrave në gadishullin e Ballkanit dhe Evropa ka pasur fajin e saj.
Sa i takon ëndrrës evropiane, historiani Andi Pinari tha se kjo mund të realizohet pas 10-15 vitesh, kur Shqipëria mund të jetë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488