INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Çlirim Gjata: Më 30 qershor do jemi në çdo qendër votimi, s'kemi ndryshuar kurs [VIDEO]

KafeIN/Çlirim Gjata: Më 30 qershor do jemi në çdo qendër votimi, s'kemi ndryshuar kurs [VIDEO]

Publikuar më: 12:52 27-06-2019

Përfaqësuesi i PD, Çlirim Gjata i ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se pa zgjidhje politike nuk ka zgjidhje ligjore.
I pyetur për ndryshimin e qëndrimit të opozitës, nga gjuha e ashpër për përplasje në ditën e zgjedhjeve vendore më 30 qershor, në një qëndrim më të moderuar, Gjata tha se është detyrë e opozitës të menaxhojë pakënaqësinë e qytetarëve ndaj qeverisë.
“Ne nuk duam të përsërisim vitin ’97. Është detyrë e jona ta administrojmë pakënaqësinë e protestuesve. Por nuk kemi ndryshuar kurs. Ne do të bëjmë të pamundurën për të mos lejuar votimin më 30 qershor”, tha Çlirim Gjata.
Ai ka treguar dhe për aksionin e opozitës ditën e dielë më 30 qershor.
“Njerëzit tanë do të jenë në çdo qendër votimi. Ne do të mbrojmë çdo qytetar që nuk dëshiron të votojë por kërcënohet nga pushteti me largim nga puna. Ne u kemi premtuar se do t'i rikthejmë në punë sapo të vijmë në pushtet”, u shpreh përfaqësuesi i PD, Çlirim Gjata.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0039730072021484