INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/

KafeIN/"Balkan blood" një film shqiptar për publikun e Kinës [VIDEO]

Publikuar më: 14:24 12-06-2019

Një ekip me aktorë shqiptarë dhe kinezë do të shfaqin në Tiranë në datën 20 qershor filmin "Balkan blood".ku producenti i tij është një kinez që dikur ka punuar në Forcat e Armatosura.

I ftuar në emisionin "KafeIN" gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, aktori Mici tha se producenti kinez ka qenë një ish-ushtarak ndaj ka qenë i tërhequr pas filmave me aksion.

Cui Wenchao, producenti kinez tha se në Kinë prodhohen vetëm filma me aksion për artdashësit vendas.
Ai ka treguar se si është njohur me një aktor shqiptar që ka jetuar gjatë në Kinë.
"Nga ky aktor shqiptar kam njohur pak a shumë Shqipërinë dhe bukuritë e saj sidomos kështjellat.
Aty më lindi ideja për të xhiruar film në Shqipëri pasi i kemi ezauruar pothuajse location në vendin tonë", tha producenti kinez.

Aktori shqiptar Kamber Mici tha se në datën 20 qershor, filmi me produksion kinez do të shfaqet në të gjithë rrjetin e kinemave në Tiranë.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0038180351257324