INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Shkruhet historia e Artit Shqiptar, autori Ermir Hoxha: Në libër dhe vepra e Ramës si piktor  [VIDEO]

KafeIN/Shkruhet historia e Artit Shqiptar, autori Ermir Hoxha: Në libër dhe vepra e Ramës si piktor [VIDEO]

Publikuar më: 13:34 21-06-2019

Profesori i Historisë së Artit në Universitetin e Arteve, Ermir Hoxha, gjatë një interviste në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, ka prezantuar librin e tij më të ri “Historia e Artit Shqiptar”.
Profesor Hoxha tha se ky libër duhej sepse i mungonte tregut.
“Për të kuptuar të tashmen dhe për të projektuar të ardhmen duhet të njohësh të shkuarën dhe çdo vend njohjen e së shkuarës së vet e ka detyrim kuptimor. Sa më shumë përsiatje të kemi për të shkuarën aq më mirë është”, tha Hoxha.
Sipas tij, sa më shumë të shkruajnë mbi artin aq më shumë dritë hedhin mbi të shkuarën.
Hoxha tha se përpjekja e fundit serioze për historinë e artit është bërë në kohën e komunizmit, në fundin e viteve ’80.
“Në kohën e komunizmit, investimet për artin ishin 30 herë më shumë se sa sot.
Sot ka një minimum vëmendjeje për artin pamor. Në 5 vitet e fundit është ulur numri i ekspozitave  dhe ka rënë shitja e pikturave”, tha profesori i Historisë së Artit në Universitetin e Arteve.
Më tej, në intervistë ai ka vlerësuar dhe figurën e kryeministrit Rama si piktor, deri kur hyri në politikë.
"Pa dyshim është figurë e rëndësishme e artit shqiptar dhe bën pjesë në historinë e artit deri në vitet 2000", tha profesor Hoxha.

Article Logic
Execution time: 0.0029370784759521