INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Arlind Qori: Zgjedhjet në universitet të kota, studentët do  ringrihen në fillim të vitit të ri akademik [VIDEO]

KafeIN/Arlind Qori: Zgjedhjet në universitet të kota, studentët do ringrihen në fillim të vitit të ri akademik [VIDEO]

Publikuar më: 13:01 15-05-2019

Drejtuesi i Organizatës Politike dhe “Lëvizjes për Universitetin” Arlind Qori gjatë një interviste në “KafeIN” tha se nga protestat e studentëve u fituan pak gjëra, por u rrit besimi se mund të mblidhemi edhe më shumë për të arritur shumë gjëra.
“Me fillimin e vitit të ri akademik pres që studentët të ringrihen dhe të kërkojnë më shumë gjëra pas masave gjysmake të qeverisë”, tha pedagogu Arlind Qori.
Sa i takon zgjedhjeve në bordin e administrimit të universiteteve, pedagogu Arlind Qori tha se janë zgjedhje të pavlera.
“Në universitetin Politeknik janë bërë zgjedhjet për bordin dhe ka votuar 2.2 përqind e trupës studentore. Nga 2500 , 55 prej tyre kanë votuar, kjo e bën të pavlerë, të kotë si proces”, tha Qori.
Drejtuesi i lëvizjes për Universitetin tha se ajo ccfarë kërkon kjo organizatë është drejtimi i Universitetit nga vetë universitarët.
Qori tha se organizata Politike ka bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve vendore dhe atyre të parakohshme nëse do ketë marrëveshje.
Sipas tij kjo është përgjigjia për deligjitimitetin e sistemit politik në Shqipëri.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0042009353637695