INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Specialisti Agron Deliu: Automjetet e vjetra po shtojnë ndotjen e ajrit [VIDEO]

KafeIN/Specialisti Agron Deliu: Automjetet e vjetra po shtojnë ndotjen e ajrit [VIDEO]

Publikuar më: 13:53 28-02-2019

Automjetet e vjetra që qarkullojnë në Tiranë po shtojnë nivelin e ndotjes së ajrit.
Specialisti i njohur i mjedisit Agron Deliu, gjatë një interviste në emisionin “KafeIN”, me moderatorin Flavio Qarri tha se dy janë shkaktarët e ndotjes së ajrit, grimcat e imëta që shkarkohen nga makinat që punojnë me naftë dhe dioksidi i azotit që shkarkohet nga të gjitha automjetet.
Por shqetësuese janë dhe pluhuri në rrugë, të cilat ndonëse janë asfaltuar duhet të lahen me ujë sa më shpesh.
“Pastrimi i rrugëve do të largonte elementët e ndotjes në ajër siç është pm10, grimcat e ngurta, kurse grimcat e imëta kanë si shkak cilësinë e automjeteve dhe karburantit që përdoret në to”, tha specialist Deliu.
Deliu tha se nga monitorimi i ajrit që kryhet rutinë në stacionet e monitorimit, pothuajse të gjitha qytetet e mëdha raportojnë nivel të lartë ndotjeje, madje dhe Korça, sidomos në stinën e dimrit.
“Korça në dimër ka ndotjen më të madhe si pasojë e druve të zjarrit që përdoren për ngrohje”, tha specialisti i mjedisit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879