INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kadare përkthehet edhe në Serbi, botuesit: Shkrimtar universal, ka krijuar vepra unikale

Kadare përkthehet edhe në Serbi, botuesit: Shkrimtar universal, ka krijuar vepra unikale

Publikuar më: 18:37 02-09-2017

Shtëpia botuese Samizdat B92 në Serbi ka botuar së fundmi librin më të ri të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, me tregime të shkurtra, që titullohet “Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit”. Libri me rreth 150 faqe është përkthyer në gjuhën serbe nga Shkëlzen Maliqi me të njëjtin titull “Razgovor O Brilijantima Jednog Decembarskog Popodneva” dhe është shoqëruar në faqen zyrtare të botuesit me një koment të mbushur me vlerësime të shumta për shkrimtarin e madh shqiptar. Media serbe B92 i shkruan se Kadare ka krijuar vepra unike. “Një i ri që hyri në literaturën me ëndrra të mëdha, u përball me sfida të shumta, censura, ndalesa, por arriti, pavarësisht nga të gjitha, falë talentin dhe pragmatizmin e tij, për të krijuar një vepër unike dhe koherente”. “Ky libër përmban disa histori që janë shkruar për herë të parë, megjithëse ato janë shkruar shumë kohë më parë, por disa prej atyre që tashmë ishin botuar u ripublikuan në versionet e tyre origjinale, duke qenë se ato ishin censuruar në botimet e mëparshme. Çdo histori në këtë libër ka historinë e vet mbi krijimin dhe vështirësitë e (jo) botimit të veprës së parë letrare të Kadaresë me titull "Një vend i panjohur", të cilin ai e përshkruan si një moment historik që shënon kilometra të distancës letrare të mbuluara që atëherë tregime të tjera të shkurtra, disa prej të cilave ishin bërë kapituj të një romani”-shkruan ndër të tjera media serbe.

Article Logic
Execution time: 0.0036962032318115