INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Kacifas”, ish-ministri grek: Edhe policia amerikane do e kishte vrarë

“Kacifas”, ish-ministri grek: Edhe policia amerikane do e kishte vrarë

Publikuar më: 13:07 01-11-2018

Vrasja e 35-vjeçarit Kacifas në Bularat të Gjirokastrës vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave greke.

Ish-ministri i Jashtëm grek, Teodoros Pangalos, duke komentuar ngjarjen e ndodhur ka thënë se kush civil mban armë, duhet të qëllohet menjëherë nga policia.

“Unë pashë në fotografitë e publikuara se kishte flamuj kudo në fshatra, nuk e kuptoj ketë që thonë se nuk e lejuan të vendosi flamur. Nuk e kuptoj se çfarë deshi Kacifas të shkonte nga Greqia të vendoste flamuj aty. Nuk kishte tjetër kush ta bënte aty?”, shprehet Pangalos.

“Jam i mendimit se mbi një person që mban një armë dhe qëllon mbi policinë do të veprohej njësoj edhe në SHBA”, deklaron Pangalos.

35-vjeçari Kacifas, mbeti i vrarë gjatë festës së përvitshme në përkujtim të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në territorin e Shqipërisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038020610809326