INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka ende surpriza? 'Trokit' në IN! Ja çfarë s’duhet të humbisni [VIDEO]

Ka ende surpriza? 'Trokit' në IN! Ja çfarë s’duhet të humbisni [VIDEO]

Publikuar më: 18:50 21-09-2018

Këto ditë jeni prezantuar me programet më të reja në ekranin e IN Tv, ashtu siç ju kemi lajmëruar se këtë sezon IN sjell shumë surpriza! Sot zbulojmë të rradhës! ‘Trokit’ është emisioni më i ri, nga e hëna në të premtë, nga ora 11:00 – 13:30, në atë që jemi të bindur do të jetë hapësira më e dashur e mesditës. Pas një sezoni të suksesshëm të ‘Një kat më lart’ moderatori Ermal Peçi merr ‘çelsat’ e shtëpisë për t’ju mbajtur para IN Tv në një transmetim maratonë LIVE. Ai nuk do të jetë vetëm pasi skuadrës i është bashkuar edhe Sara Gjordeni, një personazh jo pak i njohur për publikun shqiptar. Pas konkurseve të bukurisë, eksperiencave në modeling e evente artistike, Sara do të jetë zonjusha, që nuk merr vetëm përkedheljen e Ermalit! Po… ka ende protagonistë në ‘Trokit’. Dyshes i bashkohet edhe shefi i kuzhinës Brenton Spahiu që jo vetëm do t’ju sjell receta unikë por do të vendosi shpesh në pozita jo aq të ‘lehta’ prezantuesit. Të ftuar, shumë dhurata, rubrika nga më të ndryshmet dhe… një zgjedhje! Jemi të bindur do të jëni me ne që nga 24 Shtatori! Nuk keni zbuluar ende surprizat e programit ‘Trokit’. 

Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551