INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka ende ndjenja për Keijsin? Stelina flet për herë të parë pas daljes nga shtëpia: Jam shumë

Ka ende ndjenja për Keijsin? Stelina flet për herë të parë pas daljes nga shtëpia: Jam shumë

Publikuar më: 13:33 04-02-2026

Pas daljes nga shtëpia më e ndjekur në vend, Stelina ka dhënë intervistën e saj të parë për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur hapur për raportin me Kejsin dhe situatat e krijuara pas përfundimit të eksperiencës së saj.

E pyetur nëse ende ka ndjenja për Kejsin, Stelina u shpreh se është ende shumë e trazuar emocionalisht dhe se nuk arrin ta përcaktojë qartë gjendjen e saj. Ajo theksoi se ka parë mjaftueshëm dhe se historia e Kejsit me Inën i duket një përsëritje e asaj që ka përjetuar vetë.

“Mendoj që kam parë mjaftueshëm dhe nëse do të thoja kam ndjenja, nuk e di jam shumë e trazuar, nuk e di nëse kam ende ndjenja për Keijsin.Më duket historia e Inës dhe Keijsit përsëritje e historisë sime me Keijsin.. një surprizë dy javë pasi bëri surprizën për mua. Keijsi mendon se unë e kam sharë. Keijsi e ka treguar vetë ku qëndron dhe ku është” u shpreh ajo.

Sa i përket mundësisë për një ribashkim mes tyre, Stelina ishte e prerë, duke e përjashtuar plotësisht këtë opsion pas gjithë situatave të ndodhura.

“Patjetër që jo. Unë nuk do të bëj asnjëherë rolin e të tretës. Nuk e kam bërë dhe nuk do ta bëj kurrë, kështu që patjetër tërhiqem,” tha ajo.

Gjithashtu, Stelina sqaroi edhe bisedën virale që qarkulloi në rrjetet sociale, ku thuhej se ajo kishte parë videon e Kejsit dhe Inës duke u puthur. Në “Shqipëria Live”, ajo mohoi ta ketë parë videon, duke shpjeguar se përgjigja në Instagram ishte kthyer nga menaxherët e profilit të saj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040791034698486