INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka dy anë medalja, Ledrin e mbytën urimet për ditëlindje, ndërsa ky reper ankohet për të kundërtën: ‘’Kjo është jeta…’’

Ka dy anë medalja, Ledrin e mbytën urimet për ditëlindje, ndërsa ky reper ankohet për të kundërtën: ‘’Kjo është jeta…’’

Publikuar më: 20:59 10-07-2019

Ledri Vula festonte në ditën e sotme 33 vjetorin dhe sigurisht një lumë urimesh vërshuan në drejtim të reperit nga fansat dhe miqtë e tij të ngushtë në rrjete sociale.

Mirëpo, në këtë ditë duket se ka ditëlindjen edhe njëri prej reperave, i cili ka bërë histori me muzikën e tij.

Po flasim për Besnik Canollin, I njohur ndryshe me emrin 2po2.

Ai festonte në ditën e sotme 44 vjetorin e tij, mirëpo ajo që tërhoqi vëmendjen ishte përshkrimi që kishte zgjedhur për të shoqëruar foton e ditëlindjes.

“10/07 Më Shumë Vjet Më pak Urime #kjoështëjeta“, ka shkruar Besniku në Instagram.

Me sa duket reperi ka një ankesë për të gjithë ndjekësit e tij, por ndoshta dhe miqtë që mund të kenë harruar ta urojnë!

Gjithesi nuk ka munguar urimi i reperit Ledri Vula për Besnikun:

“Gëzuar ditëlindjen vëlla”, i shkruan ai.

ko.png

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021