INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka disa mënyra për të parë gjithmonë ëndrra të bukura

Ka disa mënyra për të parë gjithmonë ëndrra të bukura

Publikuar më: 11:50 21-06-2017

Çdo natë, kalojmë mbi 2 orë duke ëndërruar. Por çfarë janë ëndrrat?

Përgjigjja është e shkurtër: askush nuk e di. Disa njerëz mendojnë se ëndrrat janë mënyra e trurit për t’ju përgjigjur sinjaleve të mjedisit gjatë fazës REM të gjumit. Të tjerë mendojnë se ëndrrat janë një mënyrë për të rregulluar humorin ose konsoliduar kujtesën. Çfarëdo qofshin ëndrrat, një e tillë e pakëndshme, mund të shkatërrojë gjithë ditën. Për fat të mirë, mund të zgjidhni të shihni ëndrra të bukura, bazuar në këshillat në vijim.

1. Dëgjoni tinguj tërheqës.
Dëshironi të ëndërroni për oqeanin? Të dëgjuarit të tingujve nga një mjedis i caktuar mund të bëjë të shihni ëndrra të ngjashme. Dëshironi të ëndërroni për një plazh? Dëgjoni tingujt e oqeanit. Vetëm bëni kujdes me volumin. Do të donit të perceptonit zërin, por jo aq shumë sa t’ju zgjojë.

2. Konsumoni ushqimet e duhura.
Zakonisht shohim disa ëndrra të ndryshme brenda natës, por kushti është të zgjoheni brenda 5 minutave për ta kujtuar atë. Kështu që, shmangni çdo gjë që ju bën të ndiheni të shqetësuar, si kafeinën pas orës 2 pasdite, alkoolin ose ushqimet ndaj të cilave jeni të ndjeshëm. Hani darkë të paktën 2 orë përpara se të bini për të fjetur, por sigurohuni që të mos jeni të uritur pasi niveli i ulët i sheqerit në gjak bën që të keni gjumë më të lehtë. Së fundmi, kërkoni ushqime të pasura me triptofan, një aminoacid që ju ndihmon të flini mirë duke përmirësuar receptorët e serotoninës së trurit. Provoni mishin e pulës, salmonin ose fasulet. Ju ndodh që të keni ndonjëherë uri në mes të natës? Thjesht shmangni ushqimet që kërkojnë kohë të treten (mish dhe djathë), të cilët mund të shkaktojnë ankth gjatë natës.

3. Bëni kujdes me medikamentet tuaja.
Ilaçet kundër depresionit i bëjnë ditët tuaja më të mira, por mund t’i bëjnë netët më të këqija nga çfarë do të donit të ishin. Ankthi është një efekt i përbashkët anësor i SSRI-ve, të cilat i bëjnë përjetimet e fazës REM më intensive. Bisedoni me mjekun tuaj rreth ndërrimit të markave, pasi çdo ndryshim ndikon në mënyrë të veçantë.. Një tjetër pilulë që mund të ndikojë në ëndrrat tuaja? Marrja e vitaminës B6 mund t’i bëjë ëndrrat tuaja më të qarta, kështu që kijeni parasysh nëse është pikërisht kjo që kërkoni.

4. Krijoni një rutinë të mbrëmjes.
Sa më mirë të flini, aq më gjasa ka që të mbani mend apo edhe të shihni ëndrra të pakëndshme. Pra, krijoni një rutinë gjumi. Çfarë bëni përpara se të shtriheni për të fjetur? Përpiquni të qetësoheni dhe të mos shihni filma të frikshëm. Vëreni veten në një gjendje pozitive mendore duke renditur arsyet pse ndiheni mirënjohës përpara se të shtriheni për të fjetur. Dhe mos harroni të pastroni dhomën tuaj përpara gjumit. Do t’ju ndihmojë të përqendroheni te gjumi dhe qetësimi, të cilat ndihmojnë të bëni gjumë më të mirë dhe të shihni ëndrra më të bukura.

5. Flini në pozicionin e duhur.
Dëshironi të keni një ëndërr seksuale? Të fjeturit mbi stomak mund t’ju ndihmojë të arrini atë që doni, ndoshta për shkak të mënyrës se si merrni frymë në atë pozicion. Gjithashtu duhet ta rimendoni pozicionin mbi shpinë, i cili inkurajon paralizën e gjumit. Së fundmi, evitoni ngjeshjen e çarçafëve dhe jastëkëve në hundë apo gojë. Kështu mund të shkaktoni ëndrra sikur po mbyteni.

6. Luaj video lojëra.
Nëse vuani nga ankthi, mund të dëshironi të keni një hobi më fëminor, si video lojërat. Ankthi është i vështirë për t’u kontrolluar, por ata që luajnë shpesh arrijnë të kontrollojnë më mirë një situatë që nuk po ndodh realisht. Ëndrrat e tyre mund të jenë pak më të dhunshme por jo të frikshme.

7. Mbani pranë aroma të këndshme.
A ju ka ndodhur të ndjeni një aromë të caktuar dhe ashtu papritur të jeni rikthyer në fëmijëri? Aromat janë po aq të fuqishme edhe kur flini. Aromat e këndshme shkaktojnë ëndrra të bukura, ndërsa aromat e pakëndshme shkaktojnë ëndrra më pak të këndshme. Kur të flini, mbani një aromë të këndshme në dhomë. Përpiquni të vendosni një pastrues të ajrit apo të mbani pranë vajra esencialë.

8. Çlirohuni nga stresi.
Quhen ëndrra si pasojë e stresit për një arsye, i shihni kur jeni të stresuar. Pra çlirimi i stresit përpara se të shtriheni për të fjetur mund t’ju ndihmojë të shmangni makthet. Nëse ndiheni të mërzitur, provoni të meditoni ose të mbani ditar përpara shtratit. Gjithashtu mund të bëni yoga për të përmirësuar cilësinë e gjumit. Së fundmi, masazhoni kokën për të çliruar serotoninë dhe endorfina qetësuese.

9. Mbani një ditar të ëndrrave.
Nuk dihet shumë në lidhje me ëndrrat. Sigurisht, që mund të lexoni nëpër libra për të mësuar se çfarë nënkuptojnë simbolet. Por nga ta kuptoni nëse është e vërtetë? Mënyra më e mirë për të mësuar rreth ëndrrave tuaja është t’u kushtoni vëmendje atyre, që do të thotë që ju duhet të filloni të shkruani për to. Teksa analizoni ëndrrat tuaja, mund të gjeni një lidhje mes tyre dhe sfidave me të cilat ballafaqoheni në jetën reale. Vetëm sigurohuni që ta bëni këtë menjëherë pasi të zgjoheni, që të mos harroni. Të shkruarit të asaj që ndodh mund të lehtësojë ankthin pas një ëndrre shqetësuese. Përfundimisht, nëse jeni të intriguar nga ëndrra të qarta, duke shënuar atë që dëshironi të ëndërroni, mund t’ju ndihmojë që ta bëni këtë.

10. Shkoni tek mjeku.
Një ëndërr rastësisht e keqe është një gjë. Por nëse shihni vazhdimisht të njejtën dhe kjo ju pengon gjumin apo po ndikon në punën tuaj dhe jetën personale? Kur ëndrrat tuaja fillojnë të ndikojnë në jetën tuaj, është koha për të marrë mendimin e një specialisti, veçanërisht nëse vuani nga PTSD.

Article Logic
Execution time: 0.0043179988861084