INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Juventus bën mrekullinë, eliminon Tottenhamin për 3 minuta, kualifikohet dhe Manchester City

Juventus bën mrekullinë, eliminon Tottenhamin për 3 minuta, kualifikohet dhe Manchester City

Publikuar më: 23:43 07-03-2018

Juventus ka bërë mrekullinë në Wembley teksa ka mposhtur Tottenham me rezultatin 2-1 me një përmbysje që do të mbahet mend gjatë. Megjithëse ishin vendasit ata që shënuan të parët, vizitorëve i kanë mjaftuar vetëm tre minuta për të përmbysur gjithçka në mënyrën më tipike të mundshme…me vetëm dy goditje në kuadrat.

Pjesa e parë përfundoi 1-0 për Tottenham falë golit të Son. Por, Higuain dhe Dybala shënuan për Juventusin brenda tri minutave. Kampionët e Italisë arritën të shënonin në dy goditjet e para në portën e Tottenham.

Manchester City kualifikohet për në çerekfinalet e Champions League pasi ka eliminuar Basel me rezultatin e përgjithshëm 5-2. Pavarësisht nga humbja 2-1, në mbrëmjen e “Etihad”, të besuarit e Guardiola vazhdojnë më tej në saj të fitores 4-0 në ndeshjen e parë të luajtur në Zvicër.

Article Logic
Execution time: 0.0033209323883057