INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin Bieber refuzon të këndojë “Despacito”, fansat irritohen dhe lëshojnë sende të forta drejt tij [VIDEO]

Justin Bieber refuzon të këndojë “Despacito”, fansat irritohen dhe lëshojnë sende të forta drejt tij [VIDEO]

Publikuar më: 19:37 13-06-2017

Të gjithë jemi fiksuar me “Despacito”, jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë botën.

Në muajin Maj, Justin Bieber u bashkua me miliona amerikanë që e duan hitin “Despacito” nga Luis Fonsi por nuk e di tekstin spanjisht dhe fillon të këndojë “Blah blah blah”.  Mirëpo problemi është se Justin, është pjesë e një versioni të këngës, e cila ka kapur vendin e 1-rë në Billboard Hot 100. Pasi ai i tregoi turmës së fansave ne Festivalin Summerbust në Stockholm, Suedi: “Nuk mund të këndoj Despacito, nuk e di atë,” një fans i pakënaqur kapi një objekt, këpucë ose shishe uji dhe e lëshoi drejt këngëtarit kanadez.

Por ashtu siç nuk e kemi parë asnjëherë, me një qetësi që nuk e karakterizon atë, Bieber nuk reagoi por thjesht i tha, “Mos hidh gjëra drejt meje të lutem”.

Nuk është hera e parë që ai ka qenë objektivi i “dhunës” së fansave dhe nuk është hera e parë që ai është ekspozuar publikisht për mosnjohjen e tekstit të kësaj kënge.

Article Logic
Execution time: 0.0037541389465332