INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin Bieber i ndryshon jetën një 64-vjeçari

Justin Bieber i ndryshon jetën një 64-vjeçari

Publikuar më: 11:18 14-01-2016

Nuk thonë kot Amerika është vendi i ëndrrave, sidomos kur ke fatin të punosh për Justin Bieber.

Sipas raportimeve të TMZ, ky i fundit ka bërë realitet ëndrrën e një prej punëtorëve të avionit të tij, i cili kishte shfaqur talent në të kenduar. Me konkretisht bëhet fjalë për Steven Kelly, një 64-vjeçar i cili përveçse ka bërë një "audicion" përpara këngëtarit, i ka dhënë Bieber edhe një CD me disa covera të realizuar nga vetë ai. Steven madje ka marrë guximin të pyesë Justin nëse do mund t'i bashkohej ndonjëherë në skenë, dhe përgjigja ka qenë se diçka e tillë mund të rregullohet. "American Idol" e kishte humbur me kohë, ama në fund fitoi vëmendjen e Justin Bieber. Mëposhtë gjeni videon që ky i fundit ka ndarë në Instagramin e tij!

 

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219