INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin Bieber e humb: Gjendet majë një peme! [VIDEO]

Justin Bieber e humb: Gjendet majë një peme! [VIDEO]

Publikuar më: 11:33 12-05-2016

Vizita në Boston duket se po ndikon çuditshëm tek Justin Bieber.

Pa kaluar akoma 24 orë nga deklarata e tij në Instagram se nuk dëshiron që fansat ta trajtojnë si një kafshë të kopshtit zoologjik për të bërë foto, këngëtari është parë në një park të Bostonit duke medituar mbi një pemë. Sipas TMZ thuhet se fansat të cilët i janë gjendur aty pranë kanë tentuar të flasin me të, gjë për të cilën Justin u ankua se këta të fundit nuk e bënin asnjëherë. Gjithsesi askush nuk e di se çfarë dreqin po bënte Justin Bieber mbi një pemë në mes të Bostonit, por e sigurt është që diçka nuk shkon me yllin e popit këto kohë! Mos ndoshta fotot e Selenas përkrah Orlando Bloom kanë bërë që ai të humbë toruan?!

Article Logic
Execution time: 0.0035479068756104