INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Juncker: “Zgjerimi i BE me Ballkanin Perëndimor për të shmangur luftërat’

Juncker: “Zgjerimi i BE me Ballkanin Perëndimor për të shmangur luftërat’

Publikuar më: 13:52 17-04-2018

Arsyet e domosdoshmërisë së zgjerimit të BE drejt Ballkanit perëndimor i ka zbuluar kreu i Komisionit Europian, Juncker vetëm pak orë përpara publikimit të progres raportit në një prononcim për Reuters.

“Bashkimi Evropian duhet të pranojë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor për të shmangur rrezikun e një lufte të re atje”. Kështu ka deklaruar kreu i Komisionit Europian Juncker, i cili që sugjeron hapjen e negociatave me BE-ne.
Përgjigja e Juncker vjen pas rezistencës nga ana e Francës dhe shteteve të tjera që kanë qenë skeptike ndaj procesit të zgjerimit.
Reuters bën me dije se Komisioni Europian po nxit që BE të zgjerohet në rajon, vend që gjithnjë është cilësuar si një zonë e nxehtë, duke pasur parasysh luftërat etnike të 90 në ish Jugosllavi.
Jean- Claude Juncker:
“Nëse nuk u hapim vendeve në atë rajon shumë të komplikuar dhe tragjik, dhe nëse nuk hapim një perspektivë evropiane për ta, do të shohim kthimin e luftës në atë zonë siç e pamë në vitet 1990. Nuk dua të shoh luftën në Ballkan dhe kështu ne duhet t’i hapim rruge atyre”.

Article Logic
Execution time: 0.003838062286377