INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju shqetëson trafiku në Tiranë? Ja rrugët që duhet të evitoni

Ju shqetëson trafiku në Tiranë? Ja rrugët që duhet të evitoni

Publikuar më: 21:16 16-12-2016

Policia Rrugore e Tiranës u jep të drejtë shoferëve për pakënaqësitë që kanë për trafikun, por thotë se është duke punuar me forca të policisë rrugore shtesë në Tiranë dhe bllokimi I trafikut ka disa arsye që ndodh.   Sipas zyrtarëve të policisë, janë festat e fundvitit që kanë sjellë më shumë qarkullim; por janë edhe disa segmente rrugore të bllokuara nga punimet dhe të tjera nga aktivitetet që zhvillohen në kryeqytet, bën me dije newsbomb.al

Për këtë arsye, policia rrugore kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe shoferëve për të menaxhuar sa më mirë situatën. Policia jep disa nga rrugët që duhet të shmangen nga makinat dhe oraret më kyçe ku bllokohet trafiku.

Deklarata e Plotë

Policia Rrugore është duke punuar me shërbime shtesë për të menaxhuar trafikun e rënduar në të gjithë qytetin e Tiranës, si dhe për të parandaluar aksidentet me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.

Kohët e fundit në qytetin e Tiranës, është konstatuar trafik mjaft i rënduar dhe shpesh herë edhe bllokime të tij për intervale kohore të gjata.

Policia Rrugore bën me dije se arsyet e trafikut të rënduar dhe bllokimit të tij, janë tërësisht jashtë çdo mundësie për përballimin e tyre nga forcat e policisë, pavarësisht shërbimeve të përforcuara dhe gatishmërisë. 

Për shkak të festave të fundvitit, është shtuar ndjeshëm numri i mjeteve që hyjnë në Tiranë nga qytetet e tjera apo që kanë hyrë në Shqipëri nga vendet e tjera të rajonit apo BE.

Gjatë kohëve të fundit, janë mbi 20.000 mjete nga qytete të ndryshme që hyjnë e dalin në qytetin e Tiranës.

Gjithashtu, një numër i madh rrugësh dhe sheshesh janë të bllokuara për shkak të festave ose punimeve në rrugë.

Me qëllim shmangien e bllokimit të rrugëve ‎dhe lehtësimin e lëvizjes së mjeteve, Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e qytetarëve duke u bërë thirrje të shmangin në maksimum lëvizjet me mjet në qytetin e Tiranës, e veçanërisht në zonat e banuara.

Policia Rrugore sugjeron përdorimin e alternativave të tjera për lëvizje në vend të përdorimit të mjetit, siç mund të jenë transporti publik, biçikletat ose ecja në këmbë për përshkimin e distancave të shkurtra.

Për shkak të punimeve në rrugë, aktiviteteve të organizuara në Tiranë, si dhe ngarkesës së tepërt, Policia Rrugore sugjeron shmangien e lëvizjes me mjet në segmentet e mëposhtme:

·         Rruga "Teodor Keko" me rrugën e Kavajës

·         Rruga "Konferenca e Pezës"  me Rrugën "Teodor Keko"

·        Rruga e Kavajës në të dy senset nga Ish shkolla Teknologjike deri te kryqëzimi "21 Dhjetori".

·         Rruga  "Muhendin Llagami" me Bulevardin "Gjergj Fishta"

·         Bulevardi "Bajram Curri" me Rrugën "Ali Elez"i (ish Ura "Irfan Tomini")

·         Rruga "Siri Kodra" duke filluar nga ish-frigoriferi deri në afërsi të Selvisë dhe kryqëzimit me Rrugën e Dibrës.

·         Rruga "Myslym Shyri" me degëzimin e rrugës "Nikolla Lena"

·         Rruga "Myslym Shyri" me degëzimin e rrugës "Adem Kruja"

·         Rruga "Myslym Shyri" me degëzimin e rrugës "Ibrahim Rrugova"

·         Rruga "Komuna e Parisit" deri tek Kompleksi "Kodra e Diellit"

·         Gjithë degëzimet e rrugës të cilat lidhen me Sheshin "Skënderbej"p

·         Bulevardi "Zhan D'ark" me Rrugën e Elbasanit.

Policia Rrugore sugjeron shmangien e lëvizjeve me mjet në rrugët e Tiranës, veçanërisht në orare‎t e pikut të trafikut, nga ora 07.30 deri 09.00, nga ora 15.00 deri 17.30 si dhe nga ora 19.30 deri në orën 21.30.

Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin, Policia Rrugore garanton publikun se do të bëjë maksimumin për të ndihmuar lëvizjen e qytetarëve.

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833