INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju prezantojmë me trendin më

Ju prezantojmë me trendin më "COOL" të sezonit!

Publikuar më: 15:52 03-11-2020

Nëse dikur jakat visheshin nga fëmijët në shkollë si pjesë e një uniforme, sot po bëhen një trend që po përqafohet nga të gjitha fashionistat e huaja. Shtëpitë më të mëdhaja të modës, si Tory Birch, Gucci, JW Anderson dhe Alberta Ferretti kanë eksperimentuar me këtë aksesor të ri në sfilatat vjeshtë/dimër 2020.

Emily Farra, shkrimtarja e lajmeve të modës për Vogue, tregon se jakat janë një zgjidhje ideale që duhet të gjenden në garderobën e të gjithëve. Ajo shton se ky trend ka “shpëtuar” garderobën e saj duke i dhënë më shumë jetë. Një pulovër që është veshur përgjatë gjithë sezonit merr një dimension të ri kur i vendoset jaka. Ky aksesor krijon iluzionin e një veshjeje tjetër dhe ju shpëton nga orët e shumta që do të kalonit në kërkim të rrobave të reja.

Këtë vit të gjitha rrugët ju çojnë drejt jakave dhe jo më kot. Ky akseror ju jep mundësinë të eksperimentoni me të gjitha veshjet tuaja pa shpenzuar shumë. Ama mesa duket ky trend nuk ka “pushtuar” akoma rrugët e Tiranës. Ngelet ende për t’u parë nëse edhe fashionistat tona do ta shtojnë këtë aksesor në garderobën e tyre.

Jakat mund t’i gjeni në shtëpitë më të mëdhaja të modës, por edhe në dyqane më të përballueshme si H&M dhe Zara.

Nëse doni të sillni risi në garderobën tuaj, atëhere përqafojeni këtë trend.

jaka.png

jaka2e.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0040421485900879