INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju prezantojmë me opsionin e ri fiksues të Instagram, po bëhet gati t’i japë fund TikToku-t

Ju prezantojmë me opsionin e ri fiksues të Instagram, po bëhet gati t’i japë fund TikToku-t

Publikuar më: 21:29 09-07-2020

TikToku është padyshim aplikacioni më i përdorur i momentit, teksa gjatë pandemisë bëri namin.

Mirëpo, disa ditë më parë qeveria amerikane tha se po planifikon të ndalojë përdorimin e Tik Tok dhe të gjithë aplikacioneve kineze.

Dhe kush përfitoi nga ky lajm?

Instagrami, që nuk ka humbur asnjë moment dhe po teston tashmë një opsion të ri, të ngjashme me TikTok-un.


Opsioni i ri quhet Instagram Reels sapo është lançuar në Indi dhe së fundmi është i aksesueshëm në Francë, Gjermani dhe Brazil.

Instagram Reels i lejon përdoruesit të krijojnë video 15 sekondëshe duke përdorur këngë të ndryshme.

Instagram-Reels.png

Opsionet e tij përfshijnë, filmim, filtra dhe muzikë dhe nëse TikTok ndalohet në SHBA atëherë ky do jetë trendi i ri.

Ky opsion mund të përdoret njësoj si Boomerang apo Instagram Live- dhe do t’ju shfaqet sapo hapni ekranin e Instagram-it tuaj. Mjafton vetëm të mbani shtypur për pak derisa videoja 15 sekondëshe të jetë kryer. Më tej mund ta editoni me gjithë mundësitë që do t’ju shfaqen aty.

Article Logic
Execution time: 0.0040109157562256