INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju prezantojmë me Dj Slimfish, ja perfomanca elektrizuese në 'Shiko Kush LUAN'!

Ju prezantojmë me Dj Slimfish, ja perfomanca elektrizuese në 'Shiko Kush LUAN'!

Publikuar më: 13:24 02-02-2021

Në puntatën e fundit të “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollca, ishte i ftuar për një performancë të veçantë edhe Dj i Jeho në Top Channel e njëkohsisht Dj i clubeve të Shqipërisë prej 10 vitesh karrierë, Dj Slimfish.

Në performancën e tij rreth 2 minuta, ai krijoi një mix këngësh nga më të famshmet e momentit dhe u shoqërua nga trupa e baletit të Top Channel.
Dj Slimfish nga ana tjetër është dhe një producent i zoti, i cili ka premtuar edhe më parë që së shpejti do të vij me këngë të tijat origjinale me artist të tjerë të rinj të tregut muzikor shqiptar.

Ka qenë prej një sezoni pjesë e Jeho, një projekt dedikuar artistëve të rinj e artit në Shqipëri, i cili pritet të nis së shpejti, por mesa duket këtë herë arsyeja përse Slimfish ishte në ekran, ishte prej një nga njerëzve që gjithnjë ka suportuar artistët dhe artin në vend Luana Vjollca, e cila e ftoi dhe solli për “Shiko Kush LUAN” një performancë ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim në televizion.

Ne ngelemi në pritje të projekteve të Dj Slimfish, e patjetër, i urojmë sukses në rrugën e tij në muzikë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0022180080413818