INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju prezantojmë me 3 shenjat e HOROSKOPIT që i bëjnë të vuajnë partnerët e tyre

Ju prezantojmë me 3 shenjat e HOROSKOPIT që i bëjnë të vuajnë partnerët e tyre

Publikuar më: 21:33 04-06-2020

Njerëzit e vuajnë në mënyra të ndryshme ndarjen (e përkohshme ose jo) nga të dashurit e tyre, dikush mbyllet në vetvete; dikush nuk resht së qari, por ka edhe nga ata persona që vuajtjen e kalojnë në heshtje. Personat e lindur në këtë shenjë janë të destinuar që t’ju bëjnë të vuani.

Ujori

Personat e lindur në shenjën e Ujorit njihen për natyrën e tyre të izoluar dhe shumë të ndrojtur. Këta persona nuk i ndajnë brengat apo dhe problemet që mund t’u ndodhin gjatë ditës me të dashurit e tyre. Ky indiferentizëm nuk arrin që të krijojë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe mund të prishë stabilitetin në çift.

Bricjapi

Personat me shenjën e Bricjapit mund të shkaktojnë shumë vuajtje në çift. Duke qenë se shihen si një shenjë që i marrin vendimet në bazë të përfitimeve, të lindurit e kësaj shenje nuk e kanë të vështirë që t’ia thyejnë zemrën partnerit ose partneres nëse nuk përmbushin kërkesat e tyre. Të pasurit një karakter kokëfortë dhe të ftohtë, janë disa nga karakteristikat që dallojnë personalitetin e kësaj shenje.

Akrepi

Akrepi është përkufizuar si një shenjë pasionante. Personat e lindur në këtë shenjë dëshiron të krijojnë sa më shumë njohje dhe të kalojnë sa më shumë eksperienca. Pikërisht kjo lëkundje e tyre është një karakteristikë që mund të bëjë të vuajë partnerët që janë të dashuruar me personat e shenjës së Bricjapit.

Article Logic
Execution time: 0.0035748481750488