INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju pëlqen ngjyra e purpurt? Origjina e saj e neveritshme do t'ju mahnisë

Ju pëlqen ngjyra e purpurt? Origjina e saj e neveritshme do t'ju mahnisë

Publikuar më: 19:04 04-08-2018

Ngjyrat janë ndër faktorët kryesorë që na bëjnë ne të blejmë rroba. Mbase prodhimi i tyre sot është modernizuar, por ama dikur nuk ekzistonin fabrikat prandaj prodhimi nuk ishte në nivelin e sotëm.

Ngjyrat e dikurshme dilnin kollaj fare. Vetë prodhimi i tyre asajkohe në bazë të përbërësve bimorë bën që ato të kishin veti që nuk i pëlqenin askujt. Sidoqoftë një ngjyrë dallonte nga të tjerat. Ajo ishte ngjyra e pruput. Nuk dilte kollaj, ishte rrëzëllitëse dhe të gjithë e pëlqenin. Po ashtu ajo ishte shumë e shtrenjtë, sidomos e purpurta e ndritshme e quajtur Tyrian Purple.

Grekët e lashtë lejonin që vetëm më të pasurit dhe drejtuesit e lartë të vishnin ngjyrën më të bukur, të paktën në sy të tyre. Sidoqoftë njerëzit e sotëm nuk do ta vishnin atë ngjyrë nëse do të dinin mënyrën që bëhej atëherë.

Kërminjtë e detit ishina ta që masakroheshin për të prodhuar atë. Unë nuk jam ndonjë aktivist për të drejtat e kërminjve të detit, por ama nuk do të kisha qejf të vishja një veshje të prodhuar nga lënda e purpurt që ndodhet në anusin e asaj gjallese. Thjesht kjo gjë duket e neveritshme. Po ju si mendoni?

hercules.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992