INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju mund të mos i njihni por kjo ndeshje boksi do të jetë më e shikuara në histori! Ja perse [Video]

Ju mund të mos i njihni por kjo ndeshje boksi do të jetë më e shikuara në histori! Ja perse [Video]

Publikuar më: 13:44 22-07-2018


Platformat video streaming si Youtube kanë arritur që të krijojnë një audiencë globale si kurrë më parë.Të gjithë videot më të shikuara në histori ndodhen në platformën e lartpërmendur, por jo shumë evente sportive publikohen në plaformat falas.

►Ndiq insmart.al ne Instagram

Sidoqoftë dy nga personalitetet më të mëdha të internetit janë vënë përballë njëri tjetrit dhe pritet shumë vëmendje nga fansat e Youtube.

KSI, një Youtuber lojrash, i cili bënte video për lojën FIFA, pas fitores përballë kolegut të tij Joe Weller dhe vetëdeklarimit të vet si kampion i boxit në Youtube, tani sfidoi Logan Paul. Ky i fundit nuk nguroi që të pranonte ftesën dhe eventi është gati.

Google nuk ka deklaruar asgjë për sa i përket ndeshjes, e cila do të transmetohet live në Youtube Premium. Për të parë live eventin ju duhet të bëni një pagesë prej 6 paundësh britanikë.

Ndeshja do të zhvillohet në Manchester Arena, një pallat i vërtetë sporti me një kapacitet prej 35000 spektatorësh. Duket sikur salla nuk do të mund të mbushet kurrë, por ama gjysma e biletave është shitur brenda ditës. Fansa të shumtë mezi po presin përballjen që do të caktojë kampionit e boxit për sa i përket figurave më të njohura online.

Ndeshja do të jetë amatore sa për dijeni. Peëdiepie, ylli më i madh i Youtube nuk ka nguruar që të thumbojë rivalin e tij Paul dhe të thotë që ndeshja mund të jetë e inskenuar. Duket mjaft qartë që ndeshja do jetë realë për fansat e Paul, shumica e të cilëve 14 vjeçarë.

Pritet pritshmëri rekord, por në Shqipëri nuk funksionon Youtube Premium, kështuqë nëse keni ndarë mendjen për të parë ndeshjen, thjesht përdorni një VPN.

-------------------------------------

MEQË JE KËTU

IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.

 
Te cmendurit pas teknologjise - insmart.al
Facebook Group · 19 members
Join Group
Nje grup privat vetem per te cmendurit pas teknologjise! Bashkohu me ne ne grup, behu pjese e bisedave dhe nda informacione rreth tech, apps, mobile, ...
 
Article Logic
Execution time: 0.003882884979248