INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju lutem, mos u largoni nga Shqipëria!

Ju lutem, mos u largoni nga Shqipëria!

Publikuar më: 18:01 29-11-2018

Nga Kristina Hasa

Na ndodh shpesh të nervozohemi ose të mos ndihemi mirë kur dëgjojmë gjëra të caktuara. Ka kohë që një bezdisje e tillë, po më kthehet në brengë e po më bënë të ngrej zërin, por ndjej të më shfaqet para fytyrës një barrierë e lartë, shumë më e lartë nga forca ime.

"Dua të largohem nga Shqiperia", është fjala që më është kthyer në refren për veshët e mi prej kohësh. Aq shumë më është përsëritur, saqë shpesh dua t'i shmang njerëzit e të shpëtoj nga kjo fjali që më është kthyer në makth. Nuk do habitesha edhe sikur në vend të fjalës ‘Pershendetje’ ,dikush të më thoshte ‘Ky vend nuk bëhet më’. Më duket sikur jam i vetmi person që dua të jetoj këtu! Nuk e mendoj kurrsesi jetën në një vend tjetër!

Njerëzit harrojnë se janë ata që e bëjnë këtë vend të pajetueshëm!

Ky është vendi i kontraditave të mëdha. Qahemi se nuk kemi punë, por shpenzojmë orë të tëra në kafe. Qahemi se jetojmë në një shoqëri te paditur,por nuk lexojmë kurrë! Ankohemi vazhdimisht për ndotje e papastërti, por hedhim mbeturinat kudo! Jemi shumë të pakënaqur nga fakti se nuk jetohet në privaci, por në fakt jemi shumë të zënë të shikojmë se çfarë kanë veshur komshinjtë kur dalin nga shtëpia! Na mungon mentaliteti perëndimor, por në fakt paragjykojmë një vajzë që rri me një djalë!

Do më duheshin dhjetëra artikuj për të vazhduar kontraditat e këtij populli që vazhdimisht kërkon të largohet nga Shqipëria. Nga vendi që i rezistoj pushtuesit osman për disa shekuj, por s’po i'a del dot përballë vetvetes. Nuk e dinë në fakt se duam të largohen nga vetja. Kanë krijuar një realitet mbytës që po i çon drejt "vetvrasjes".

Unë jam 18 vjeç dhe e kam zgjidhur drejtimin e jetës time! Bëje dhe ti! Përpiqu të jesh një lule e re, që do kontriboj në kopështin ku u mboll! Në jetë merr atë që do. Bëni mirë që shumicën e rasteve ta shihni gotën gjysëm plot. Asnjë vend tjetër nuk do ju fali rehatinë, dashurinë e sigurinë e vendit tuaj, pavarësisht problemeve që ka ai.

Pak vullnet,shumë deshirë, energji pozitive e do e shohësh që PO, JETA NË KËTË VEND BËHESH! Nëse ti do vendin, do dhe veten.


#MosULargoNgaShqipëria.

Article Logic
Execution time: 0.0025558471679688