Kjo foto bëri xhiron e botës dhe u kthye shumë shpejt në një nga më të shpërndarat, duke ndërgjegjësuar njerëzit mbi pasojat e tmerrshme të luftës.
Më tepër se kaq, ishte fotografia që tregoi horrorin e konfliktit sirian, imazhi i vogëlushit fatkeq Omran Daqneesh. Vogëlushi u gjet i mbuluar nga pluhuri dhe gjaku ndërkohë që qëndronte i ngrutësuar nga frika, duke mos lëshuar asnjë tingull dhe duke mos bërë asnjë reagim. Shumë muaj më pas, duket se djaloshi 5 vjeçar i është kthyer jetës normale, ndërkohë që shfaqet si një bukurosh shumë i shëndetshëm. Urojmë që tmerret që ka parë deri tani të jenë të fundit në jetën e tij.
![Ju kujtohet djali sirian nga foto tragjike? Shihni se si duket ai sot! [VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/dcf6fec0bee0e34261e24a61d171e9d6_L.jpg)