INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ju kemi vjedh, ju kemi pastru nënat'! Aktorit të humorit nuk i ka dalë akoma inati me Italinë në Eurovision [FOTO]

'Ju kemi vjedh, ju kemi pastru nënat'! Aktorit të humorit nuk i ka dalë akoma inati me Italinë në Eurovision [FOTO]

Publikuar më: 13:31 21-05-2019

Edhe pse tashmë kanë kaluar disa ditë, nga finalja e madhe e Eurovizionit, ku fituese u shpall Hollanda, duket se aktorit të njohur të humorit Visjan Ukcenaj ende nuk i ka dalë inati me Italinë.

Përfaqësimi i Shqipërisë nga këngëtarja Jonida Maliqi edhe pse shumë i denjë, u rendit i 18-ti dhe asnjë shtet nuk i dha 12 pikë, e madje as Italia.

Përmes disa videove të postuara në Insta Story, aktori i thumbon keq italianët, madje edhe ka përdorur një fjalor që lë për të dëshiruar kundrejt tyre.

“Akoma nuk më del inati me ato pikët e Italisë në Eurovision! Këta makaronat, këta spagetit. Po si ore s’na jepni pikë, po jemi komshinj mo, ju kemi vjedh mo, ju kemi hy nëpër shpia, iu kemi pastru nënat, o ju, ju bëfshim nënat. Po s’bëhet kështu mor shok, po jemi fqinj. Ju ndërtoni biznese tek ne, keni hap 700 mijë call center-a italianë këtu”, është shprehur Ukcenaj.

fqewrfeaw.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037667751312256