INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju ka munguar? 'Sarpi' rikthehet, por shumë ndryshe këtë herë!

Ju ka munguar? 'Sarpi' rikthehet, por shumë ndryshe këtë herë!

Publikuar më: 17:12 15-02-2020

Çagatay Ulusoy i ka munguar publikut prej kohësh pasi aktori nuk i ka pranuar ofertat e fundit për seriale.

Roli i tij i fundit ishte në serialin “I infiltruari” ku mori shumë famë në Shqipëri.

Mediat turke raportojnë se aktori 29-vjeçar shumë shpejt do të rikthehet, por jo në ekranin e televizorit.

Ai do të hapë një kanal në Youtube ku do të postojë këngët e tij.

Përveç aktor, Çagatay Ulusoy është edhe një këngëtar shumë i mirë, por talentin e tij e ka shfaqur vetëm në disa filma.

Ndërsa së shpejti atë do ta shohim të merret seriozisht me muzikën. Mediat turke shkruajnë gjithashtu se Çagatay do të shfaqet duke i rënë kitares në videot që do të publikojë në kanalin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.003324031829834