INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju e vendosët! Ja cilët ishin 10 këngët më të mira për këtë javë në ‘Like Shqip Top 10’

Ju e vendosët! Ja cilët ishin 10 këngët më të mira për këtë javë në ‘Like Shqip Top 10’

Publikuar më: 16:45 28-09-2018

E premtja në “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasani i dedikohet muzikës më të mirë shqiptare, duke sjellë produksionet muzikore më të sukseshme dhe më të votuara nga të gjithë ju. Mesa duket ky klasfikim sundohet nga bashkëpunime.
Nga një kalkulim i thjeshtë i bërë nga të votat tuaja ja se cilët janë 10 këngët më të mira për këtë javë:


Gjiko dhe Skerdi me këngën “Si Bugatti” renditen në vendin e 10, e pse duhet të theksojmë se ka qenë një ndër hitet e verës. Me shumë luks dhe femra atraktive, klipi me ritëm të jashtëzakonshëm është pritur mjaft mirë nga publiku. Ndër të tjera kjo këngë do të mbahet mend edhe për “Bugatti Challenge” kërcimi më i famshëm që është bërë shumë virale në rrjetet sociale.

Në vendin e 9 pozicionet një bashkëpunim shumë interesant: Loredana dhe Mozzik me këngën e tyre : ‘Bonnie and Clyde’. Një projekt muzikor gjysmë shqip dhe gjysmë gjermanisht, çifti shfaqen si dy kriminelët më të kërkuar. Loredana dhe Mozzik janë “partnerët më të mire në krim” në klipin e kësaj kënge kaq të shumëpritur.

Kur një reper shqiptar dhe një reper Italian bëhen bashkë, padyshim që do vinte një produksion muzikor shumë i suksesshëm. Noizy dhe Ghali kanë sjellë këngën e titulluar “Parku i lojrave”, e cila renditet në vendin e tetë, por ajo çfarë duhet të theksohet është klipi, ideuar nga Ajola Xoxa, e cila njihet tashmë si regjisore e disa klipeve shqiptare. Ndonëse në tekstin e këngës në mënyrë të tërthortë flitet për dhunë, armë, para e të tjera tema tipike për këngët rep, në klip gjithçka është përkthyer në diçka tërësisht ndryshe e delikate, ku shihet qartë prekja e Ajolës. Kjo këngë është bërë akoma më shumë e preferuar për të gjithë për mesazhin e fshehtë që përmbante: “Frika ha shpirtin”.


Ndërkohë Tayna nuk ndalet. Siç e kemi theksuar edhe më herët, ajo ishte një fenomen dhe prurje në tregun muzkor gjatë kësaj vere. Tayna sapo ka lançuar edhe hitin e saj më të ri të titulluar “Dorunitna”,ashtu si emri i saj i vërtetë, e cila në këtë klasfikimin “Like Shqip Top 10” ka rrëmbyer vendin e shtatë, ndërkohë që votat sa vijnë e rriten për të. Por ndryshe nga këngët e tjera, kjo këngë është një rep baladë nga Tayna.


“Anuloje” mban titullin kënga më e re, të cilën Buta e ka sjellë në bashkëpunim me DJ Floë dhe pozicionet në vendin e gjashtë. Një këngë mjaft ritmike që të bën të çohesh menjëherë për të kërcyer. Ndër të tjera, Buta në këtë këngë ka bërë pjesë edhe regjisorin e Arian Canit, Ledion, i cili e ka përmendur disa herë.

Shkojmë menjëherë në zonën e nxehtë të #LikeShqipTOP10 me Top5 e kësaj liste ku në vendin e pestë renditet bashkëpunimi i reperës së famshme shqiptare, Rina me yllin grek, Sin Boy. Edhe ky i fundit reper shumë i famshëm në Greqi, por me origjinë nga Shqipëria. #Gigi po pëlqehet shumë nga publiku shqiptar dhe ai grek dhe në YouTube kjo këngë ka arritur miliona klikime. E shijojmë tani Rina dhe Sin Boy me Gigi...

Albani njihet për këngët e tij të këndshme dhe me mesazhe sensibilizuese, dhe e tillë është edhe Lea. Në klipin e këngës, Albani shfaqet vetëm në një sekuencë me bashkëshorten e tij, këngëtaren Miriam Cani. Ju keni vendosur që Alban Skenderaj me këngën "Lea" të jetë në vendin e 4.


Bashkëpunimi i shumëpritur nga Majk dhe Yll Limani është publikuar më në fund dhe të gjithë po e pëlqejnë. Dyshja me këngën "Krejt ti fala" renditen ne vendin e 3-të të ‘Like Shqip TOP10’. Kujtojmë se për tekstin janë kujdesur Majk dhe Ylli.

Fansat tashmë janë fiksuar pas Dafina Zeqirit dhe nuk duan ta kenë me larg këngëtaren. Pasi u kthye në Shqipëri, Daffy ka ardhur me shumë projekte ndër to edhe bashkëpunimi me Lumi B. Kënga u titullua "Kalon" dhe ju keni preferuar ta votoni dhe kështu Duffy dhe Lumi B renditen në vendin e dytë.

Ndërkohë që ‘trofeun’ për këtë javë në ‘Like Shqip Top 10’ në Fun Day e fitoi me shumë meritë dy të rinj shumë të talentuar që janë zbuluar gjatë kësaj vere. E kemi fjalën për Arnon dhe Killo për këngën ‘Te molla’ ose njohur me titullin “Ajshe”, kënduar më parë nga Marigona. “Te Molla” ka arritur të renditet në vendin e parë . Bravo cuna!

Article Logic
Execution time: 0.0041911602020264