INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jozi merr rolin e rëndësishëm në 'Big Brother VIP Albania 5'?

Jozi merr rolin e rëndësishëm në 'Big Brother VIP Albania 5'?

Publikuar më: 13:26 05-12-2025

Një lajm surprizë po qarkullon orët e fundit në rrjetet sociale lidhur me edicionin e ri të “Big Brother VIP Albania 5”, i cili pritet të nisë më 20 dhjetor.

Burime të ndryshme po aludojnë se këngëtari Joz Marku mund të jetë një nga opinionistët zyrtarë të këtij sezoni.

Edhe pse Jozi nuk ka eksperiencë të mëparshme në panel opinioni, ai i njeh mirë dinamikat e formatit si ish-banor i “Big Brother VIP 4”. Gjatë atij edicioni, ai ishte një nga personazhet më të komentuar, krahas fituesit Gjestit.

Publiku e kujton jo vetëm për performancat dhe energjinë e tij, por edhe për incidentin e bujshëm në momentin e eliminimit, kur ai goditi me shpullë Gjestin pas një provokimi te dera e daljes — një moment që bëri xhiron e rrjetit.

Mbetet për t’u parë nëse zërat do të konfirmohen, por nëse po, rikthimi i Joz Markut në ekran në një rol kaq të rëndësishëm me siguri do të ngjallë diskutime dhe pritshmëri të larta nga publiku.

 

Article Logic
Execution time: 0.0047330856323242