INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jose Mourinho-s nuk i ''ndahet zemra'' nga Inter: ''Kam pasur klubin më të pathyeshëm në botë''

Jose Mourinho-s nuk i ''ndahet zemra'' nga Inter: ''Kam pasur klubin më të pathyeshëm në botë''

Publikuar më: 16:43 18-01-2019

Jose Mourinho risjell edhe njëherë në vëmendje dashurinë për ekipin e Inter.

Portugezi tashmë në një rol të ri si komentator për kampionatin aziatik dhe atë të Premier League është në pritje të një oferte për pankinën e ndonjë ekipi të madh.

Në episodin e fundit, Mourinho ka dhënë një deklaratë që mund të dërgojë peshë zemrat e zikaltërve.

“Skuadra më e mirë që kam drejtuar deri më sot është padyshim Interi. Kemi fituar gjithçka dhe e kemi bërë këtë në dëm të skuadrës që ishte më e forta e asaj epoke, pasi mundëm Barcelonën dhe ishim të pathyeshëm”, tha Mourinho.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034701824188232