INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jooo! Pas 15 vitesh karrierë, Nora Istrefi do të largohet nga muzika për t’iu përkushtuar profesionit të ri? [FOTO]

Jooo! Pas 15 vitesh karrierë, Nora Istrefi do të largohet nga muzika për t’iu përkushtuar profesionit të ri? [FOTO]

Publikuar më: 16:50 30-06-2019

Nora Istrefi është një ndër artistet më të dashura në tregun muzikor shqiptar. Ajo ka pothujase 15 vite që merret me muzikë dhe gjithmonë ka sjellë hite që dëgjohen kudo.
Së fundmi këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Mirage”, ku ka zbuluar më shumë rreth vetes, projektet e fundit si dhe këngën me motrën, Era Istrefi. Ndër të tjera ajo foli edhe për planet e së ardhmes, ku me siguri shumë prej fansve nuk janë të lumutr nga ajo që tha.

Nora u shpreh se po mendon të largohet nga muzika, ose të paktën të bëj një pauzë. Mesa duket arsyeja e këtij vendimi është se këngëtarja shqiptare dëshiron që t’i përkushtohet profesionit të ri. "U bënë shumë vite në skenë, nuk jam lodhur asnjëherë, e kam shijuar shumë sepse kam dashur që fëmijë të jem këngëtare dhe ëndrra m'u realizua. Mirëpo edhe disa vite mendoj të merrem me muzikë ose të bëj një pauzë shumë të madhe. Gradualisht po e shikoj të bëj një biznes. Do merrem me muzikë derisa ta ndjej veten energjike dhe të kem vullnet për të punuar edhe pak me muzikë", u shpreh Nora.

-640-0-5d17bfe8b9458.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037097930908203