INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Jonida pranon lidhjen me ish-banorin e 'Big Brother VIP 5': Më kthen fëmijën...

Jonida pranon lidhjen me ish-banorin e 'Big Brother VIP 5': Më kthen fëmijën...

Publikuar më: 17:43 22-09-2026

Pas të dyzetave, jeta merr një tjetër dimension për Jonida Maliqin.

E ftuar në emisionin “Live From Tirana”, këngëtarja e njohur ndau një reflektim të thellë mbi moshën dhe përvojat personale, duke treguar se kjo fazë e ka mësuar të dojë më shumë veten dhe të marrë më pak në konsideratë mendimin e të tjerëve. Sipas saj, ky ndryshim vjen natyrshëm pasi jeta të ka rrëzuar e ke kuptuar çfarë është vërtet e vlefshme, ndaj sot zgjedh t’ia dhurojë energjinë vetëm njerëzve që e meritojnë.

Kjo filozofi e re reflektohet edhe në mënyrën se si ajo po e menaxhon jetën e saj private dhe romancën me ish-banorin e “Big Brother VIP 5”, Alessio Alia.

Edhe pse pranon dashurinë për partnerin, Jonida preferon të ruajë diskrecionin dhe të shmangë deklaratat e mëdha publike, me qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe familjeve të tyre nga abuzimi mediatik e titujt sensacionalë.

Ajo theksoi se të dy janë prindër të divorcuar, me histori të lëna pas, dhe se sot është e rëndësishme të jenë në një status të qartë.

Sa i përket sfidave të një marrëdhënieje në distancë, Jonida nuk e fshehu se ajo sjell si momente të bukura ribashkimi, ashtu edhe periudha mosbesimi apo distance.

Megjithatë, peshën kryesore e mban ndjenja pozitive që kjo lidhje i dhuron. “Alessio hera-herës më kthen fëmijën që kam brenda dhe është gjëja më e bukur në botë”, u shpreh ajo gjatë intervistës.