INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj nuk e fshehin më dashurinë për njëri-tjetrin! Shihen shumë të lumtur, të kapur dorë për dore! [FOTO]

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj nuk e fshehin më dashurinë për njëri-tjetrin! Shihen shumë të lumtur, të kapur dorë për dore! [FOTO]

Publikuar më: 21:30 26-05-2020

Ka pothuajse një vit që Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj kanë qenë dy ndër personazhet më të komentuar në showbizin shqiptar. Ata janë fotografuar shumë herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por edhe deklaratat e tyre kanë bërë që të gjithë të mendojnë se janë çift.

Kur u mendua se Romeo dhe Jonida i dhanë fund marrëdhënies së tyre, ndodhi krejt e kundërta sepse tashmë po i shohim më shpesh se kurrë bashkë. Jo nga fotot e paparacëve, por nga postimet që ata bëjnë në rrjetet sociale.

 

Së fundmi ata janë shfaqur shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Balerina e njohur Isida Mollaymeri publikoi një video në InstaStory teksa, Romeo dhe Jonida shfaqen të kapur dorë për dore me njëri-tjetrin, fiks si dy zogj të dashuruar.

“Shih sa të bukur që janë. Shih, shih, shih. E kapa me dorë hundën”, dëgjohet të thotë Isida Mollaymeri për çiftin më të komentuar të momentit.

Pak ditë më parë ata bënë të njëjtin tatuazh. Jonida në krah, ndërsa Romeo në këmbë, vendosën që të gdhendnin përgjithmonë fjalët “Hate/Love”, pra dashuri dhe urrejtje.

Për t’ju rikujtuar, lidhja e tyre u konfirmua zyrtarisht vetëm para pak kohësh, pasi vetë Jonida publikoi videon e parë në TikTok me Romeon, duke i dhënë fund zërave që qarkullonin prej kohësh.

626432a6-7e0f-4cc0-88b2-5a9889c572ee.jpge5ecb310-a9e1-4467-afb8-aa1b520f2feb-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031800270080566