INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jonida Maliqi bën gati

Jonida Maliqi bën gati "Jonka's Blog", blogu më i ri fashion në Shqipëri

Publikuar më: 18:42 21-01-2016

Fundjavën që lamë pas, në IN tv, Jonida Maliqi ishte e ftuara e parë për rubrikën Life Stories dhe natyrisht nuk erdhi pa lajme të reja.

Pas shumë temash që u trajtuan gjatë bisedës, ajo që spikati më shumë ishte fakti se Jonida do hapë një blog mode të cilën do ta quajë Jonka’s Blog, si shkurtim me përkëdheli për “Jonida”. Ndërsa i afrohemi datës së hapjes, e cila do të jetë brenda një muaji, vlen të përmendim këtë blog, i cili do të vijë ndryshe. Ndryshe nga blogeret shqiptare, qëllimi i Jonidës është ta kthejë blogun e saj në një formë biznesi, ku do promovojë bizneset shqiptare në këmbim të imazhit të saj. Blog-u nuk do drejtohet vetëm nga ajo, por nga një staf I specializuar në fushën e modës. Duke qënë se Jonidën e kemi parë shpeshherë në Instagram apo rrjete të tjera sociale të shfaqë stilin e saj unik, ne mendojmë se një blog i tillë do i shkonte jashtë mase dhe gjithashtu do të ishte një pikë rreferimi për të gjithë të apasionuarit e modës dhe stilit në Shqipëri. 

Article Logic
Execution time: 0.0022439956665039