INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jolie dhe Pitt ndajnë fëmijët, ja kush do të qëndrojë me kë!

Jolie dhe Pitt ndajnë fëmijët, ja kush do të qëndrojë me kë!

Publikuar më: 13:57 08-11-2016

Më në fund çifti më i përfolur i Hollywood-it kanë arritur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve.

Sipas një deklarate të siguruar nga E! Online, të gjashtë fëmijët Maddox 15 vjeç, Pax 12, Zahara 11, Shiloh 10 dhe dy binjakët Knox dhe Vivienne nga 8 vjeç, do të qëndrojnë në kujdesin e aktores 41-vjeçare. Sa i përket Pitt, ai do mund t’i takojë përmes disa vizitave “terapeutike” të këshilluara nga profesionistë të kujdesit ndaj fëmijëve. Thuhet se marrëveshja është firmosur nga të dyja palët një javë më parë, megjithatë Brad Pitt ende vazhdon të luftojë për fëmijët e tij sikundër të premten e kaluar aktori dorëzoi një kërkesë për kujdestari të përbashkët. Pavarësisht ndarjes, burime pranë Angelina Jolie bëjnë me dije se aktorja dëshiron që fëmijët të kenë një marrëdhënie me babain e tyre, ndonëse ende nuk ka caktuar takimin e rradhës!

Article Logic
Execution time: 0.0036201477050781