INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Joleza Koka

Joleza Koka "godet" nga Europa, gafa të tmerrshme me CV [FOTO]

Publikuar më: 11:05 28-03-2017

Joleza Koka po kandidon për një post të rëndësishëm, si Presidente e Komisionit të Kontrollit në YES.

Mirëpo në CV-në e aplikimit  dorëzuar pranë Komisionit të Kontrollit të Forumit Eurosocialist Europian ka bërë një “ngatërresë”, ndoshta “pa dashur” ka shkruar se përgjatë viteve 2013-2014 ka punuar si Këshilltare e Kryeministrit në Departamentin e Komunikimit. Por në fakt, siç e dinë të gjithë, këtë post që në vitin 2013 e ka patur Endri Fuga, shkruan newsbomb.al.

Një tjetër eksperiencë e shënuar nga Joleza Koka në CV ka qenë përgjatëv viteve 2012-2016 si kryetare e FRESSH, por në fakt këtë post e ka marrë në vitin 2015 sepse përgjatë viteve 2012-2015  në krye të freshistëve ka qenë Elisa Spiropali.

Epo këto dy mashtrime, ndoshta Joleza nuk i ka përdorur për “qëllime të liga”, por për ta prezantuar veten më mirë përpara të tjerëve.

Article Logic
Execution time: 0.34040808677673